Fushata, Mediu: Për pronën janë vrarë 8 mijë shqiptarë, po fituam do të rishikojmë ligjin

schedule19:49 - 27 Mars, 2021

schedule 19:49 - 27 Mars, 2021

Kandidati për deputet i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me qytetarë në zonën e kopshtit Botanik. Në fokus ishte prezantimi i programit mbështetës të bizneseve.

Për Mediun, plaga më e madhe e shqiptarëve, mbeten problemet me pronën. Premtoi se me ardhjen në pushtet do të rishikohej legjislacioni për të.

“Janë mbi 8 mijë të vrarë nga cështja e pronës private, probleme akoma të pazgjidhura, për shkak të interesave korruptive elektorale dhe kriminale, të grupeve të cilat lidhen me shtetin për t`i vjedhur pronën pronarëve dhe të shtetarëve të cilët në mënyrë të vazhdueshme e shikojnë pronën e pronarëve sikur të jetë prona e tyre” tha ai.

Ai e mbylli takimin e tij duke bërë thirrje për bashkim idesh dhe energjish, për të ndërtuar Shqipërinë, të ardhmen./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!