Analisti Frrok Çupi komentoi për studion e ‘Neës Line’ zhvillimet e fundit në garën elektorale të 11 majit. Dhuna e ushtruar nga kandidati Mziu, sipas tij do të zvarritet nga SPAK i cili ka marrë pozicionin e Zotit. Analisti u shpreh se SPAK disa nuk i dënon dhe të tjerë nga radhët e mazhorancës i bën shembull.
“Nuk ka asnjë surprizë, surprizë do të ishte nëse do ndaheshin nga kjo gjë në 11 maj. Atje ndahemi me një proces politik ku në 11 maj shpresojmë të përfundojë tranzicioni.
Deri tani, fushata është e qetë, e mefshtë dhe pa nerv. E kanë konsiderur të tillë se nuk ka pasur dhunë, sepse qytetari në këtë vend është mësuar se nëse ka fushatë të gjallë është nëse gjakoset apo dikush vritet. Fushata është normale me tensionin e duhur politik. Tensionin kulturor nuk e lejuan që kryeministri të zhvillonte fushatën me gjuhën e autoironisë, metaforës. Besoj se është një pikë fillimi dhe mendoj se këta fryjnë njëri tjetrin sikur do fitojnë zgjedhjet dhe janë me intelekt të ulët shumë, ndaj tentojnë të fitojnë duke i rrahur njerëzit.
Nëse organet e shtetit nuk veprojnë sipas ligjit, do të përshkallëzohet dhuna. Besoj se SPAK do ta zvarrisë dhe s’ka për ta gjykuar, do të marrë të njëjtën rrugë siç ka marrë çështja e Berishës. SPAK ka zgjedhur pozicionin e Zotit që disa janë për gjynah dhe nuk i dënojë dhe disa që janë në mazhorancë do i gjykojë për të thënë që jam i fortë.”

