Një Shën Valentin ndryshe, që bën thirrje jo vetëm për ta dashur më shumë njëri-tjetrin, por në veçanti për të dashur dhe mbrojtur natyrën dhe mjedisin ku jetojmë! Ky ishte mesazhi fushatës “Krijo oksigjenin tënd”, e cila këtë 14 shkurt u ndal në Tirane, ku i pranishëm ishte ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.
“Ne arritëm që mëngjesin t’ja falim natyrës, erdhëm dhe i dhuruam natyrës dashuri, shpresojmë shumë që kjo dashuri të shkojë për të gjithë ato njerëz, që ne duam”, u shpreh ministri Klosi.
Të pranishëm në aktivitetin e mbjelljes së mimozave, bredhave dhe pemëve të blirit ishin edhe dy deputetet socialiste Blerina Gjylameti dhe Evis Kushi. /abcnews.al