Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fushata jonë ishte BE, identitet, përkatësi”, Rama: Europa ka qenë e pranishme më shumë se kurrë

schedule13:17 - 16 Maj, 2025

schedule 13:17 - 16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në nisjen e Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe u ndal pikërisht tek Europa dhe dëshira e madhe e venit tonë për të qenë pjesë e familjes së saj të madhe.

Rama shtoi se fushata elektorale e socialistëve u përqendrua e gjitha tek Europa, përkatësia dhe identiteti.

Sipas tij, ky identitet dha frytet e veta me më shumë se 52% të votave.

“Në fakt kemi ardhur në një moment shumë domethënës në këtë vend, ku je i mësuar të shohim Shqipërinë në sytë e së ardhmes, e jo më të ta shohim të ardhëm me sytë e së shkuarës. Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. Dhe identiteti fi6toi më shumë se 52% të votave”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!