Fushata elektorale në Kosovë/ Gazetarja: Kurti po luan me kartën e nacionalizmit, por ka dështuar

schedule18:32 - 15 Janar, 2025

schedule 18:32 - 15 Janar, 2025

Gazetarja Afërdita Maliqi, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për fushatën elektorale në Kosovë.

Gjatë intervistës, u shpreh se kryeministri Albin Kurti, ka sjellë vetëm përçarje dhe se nuk ka përdorur asgjë tjetër veçse retorika boshe.

Ajo më tej u shpreh se qytetarët e Kosovës e kanë provuar Kurtin në qeverisje dhe se sipas saj e kanë kuptuar që nuk ka sjellë asgjë të re dhe se nuk ka mbajtur premtimet.

“Kurti ka luajtur vazhdimisht me karta të nacionalizmit. Ka thënë që do të bëj bashkimin kombëtar. Është marrë shumë me veriun, por nuk ka ofruar diçka konkrete. Por ka dështuar sepse nuk ka arritur asgjë, pasi ka bërë vetëm ndarje mes Kosovës dhe Shqipërisë. Opozita nga ana tjetër ka zhvilluar shumë tubime masive dhe kjo tregon që qytetarët po shohin se Kurti nuk është ashtu siç edhe ka thënë. Partitë e Opozitës po paraqesin programe, ndryshe nga Kurti që nuk po paraqet asgjë, por përdor edhe një gjuhë, fyese, bullizuese ndaj partive opozitare. Në pesë vite qeverisje kemi qytetarë të zhgënjyer dhe të rinj që janë larguar. Një pjesë e madhe e Diasporës, po mbështet opozitën.

Më tej Maliqi shtoi se Diaspora po mbështet partitë opozitare kundër Vetëvendosjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!