Eksperti i Sigurisë, Arben Dashevci, në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News foli për mbylljen e institucioneve paralele në Kosovë.
Gjatë intervistës, ai theksoi se veprimet nga ana e policisë kanë qenë tërësisht ligjore.
“Këto institucione paralele ka nisur ti mbyllë shumë më herët, Veprimet e organit të sigurisë publike, në këtë rast policinë janë të drejta. Në aspektin e sigurisë publike, policia e Kosovës punon 24 orë në 7 ditë të javës, dhe aty ku has paligjshmëri në një shtet të pavarur është normale të reagojë deri kur ligji ia lejon. Besoj që harmonia dhe siguria e brendshme ekziston, ndërsa për harmoninë e jashtme nuk mund ta themi. Pasi duhet të ketë edhe dialog. Veprimet e policisë janë ligjore dhe këtu nuk ka asnjë dyshim. Ndërsa proceduralja mendoj që gjithmonë ka pasur harmoni, mes policisë, organit të akuzës dhe besoj se edhe në këtë rast do të funksionojnë”, u shpreh ai.
Gjithashtu u ndal edhe tek fushata elektorale në Kosovë. Eksperti i Sigurisë tha se është shumë e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim dhe një koordinim me ndërkombëtarët
“Veprimet dhe qasja duhet të jetë edhe më i shpejtë. Është me rëndësi që jemi në mbrojtje të SHBA. Duhet të jemi në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe duhet qartazi t’i kundërvihemi luftës hibride, apo dezinformatave të ndryshme. Sa i përket aspekt të sigurisë organet tona janë të konsoliduara në çdo territor, por në gjithashtu që të jemi larg lajmeve të rreme, pasi aty do të jetë edhe kulmi i tentativës së trysnisë”, tha më tej ai.
/abcnews.al/