Fushata e demokratëve/ Kreu i PD prezanton kandidatët “madhështorë” në Kukës

schedule19:26 - 21 Prill, 2025

schedule 19:26 - 21 Prill, 2025

Kreu i PD Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve në Kukës u bëri thirrje gjithë qytetarëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës që të votojnë të lirë. Një thirrje pati dhe për të gjithë emigrantët e diasporës, ku u bëri thirrje që të votojnë për të mirën e kombit. Në prezantimin e programit të tij tha se do të subvencionojë nënat dhe fëmijët.

“Miqtë e mi jam këtu në emër tuaj për t’u përcjellë një mesazh vëllazëror të gjithë emigrantë, të gjithë bijve dhe bijave të Kukësit, Hasit dhe Tropojës në emigracion, asnjë votë për këtë armik të kombit. Unë e di se ka punonjës administrate që u luten dhe u stërluten që të fotografoni votën. Asnjë fotografi mos bëni, qëndroni njerëz të lirë. Votoni të lirë, votoni për Kukësin. Votoni për kombin dhe jo për armikun e kombit. Miqtë e mi, ky program është programi që zbatohet tek djepi aty ku kemi lindur, rritur dhe edukuar familja kuksiane, tropojanë, që është një shenjtërim më vete, që kërkon dashurinë për vendin, respektin për veten dhe njeriun. Ne do të bëjmë gjithçka që këtë familje ta forcojmë dhe ta mbështesim. Do të bëjmë çdo gjë që nënat shqiptare, vigane të ketë më shumë mbështetje për të rritur fëmijët e tyre. Do të subvencionojmë fëmijët të parin 60 euro, të dytin 70 euro dhe të tretin nga lindja e deri në 23 vjeç”, tha Sali Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!