Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fushata drejt fundit/ Bejko: Opozita në krizë besueshmërie. Gjikondi: Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme në një fushatë

schedule20:05 - 9 Maj, 2025

schedule 20:05 - 9 Maj, 2025

Në studion e Real Story, edicion special në kuadër të mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Roland Bejko u shpreh se partitë sot janë në krizë të madhe besueshmërie, dhe kur kjo ndodh edhe me opozitën e bën edhe me dramatike situatën u shpreh ai.

“Sot vendos karrigen se nuk ka njerëz. Nuk ka ndonjë gjë të bësh tubimet në këmbë. Një të tillë e ka bërë edhe Sarkozy. Është krizë e madhe e besueshmërisë, dhe më dramatike bëhet kur nuk e ka opozita. Ajo duhet të siguronte rotacionin.” -tha Bejko.

Sakaq për juristen Brizida Gjikondin, në politikë gjuha e trupit është shumë e rëndësishme në fushatë.

“Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme në një fushatë, Politika është frymë dhe nëse nuk jepet me mesazhe me gjuhë trupi bëhet kot. Rolin kryesor pasnesër e kanë votuesit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!