Fushata dhe kontratat e PD/Minxhozi: Nuk dimë ende sa është paguar LaCivita, duhet t’i deklarojë në….

schedule20:45 - 9 Maj, 2025

schedule 20:45 - 9 Maj, 2025

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se PD në këtë fushatë përballet me dy kontrata, të cilat nuk janë bërë publike dhe nuk dihet ende kostoja financiare e tyre.

“Berisha është përpjekur që dy kontrata t’i mbajë të ndara. Kontrata për fushatën elektorale, ku përgjegjës është Lacivita, dhe kontratën tjetër afatgjate shumë më të kushtueshme, ku është kompani e famshme që vjen nga ish-shefi i stafit të Marco Rubios.

Janë dy kontrata, që PD është munduar që për arsye konkrete dhe financiare t’i mbajë të ndara dhe ne nuk e dimë se sa do të marrë kompania e lobimit për heqjen non grata e Berishës.

Nuk dimë sa ka kushtuar konsulenti që sapo foli në fushatën elektorale të PD, megjithëse e kam thënë dhe kështu thotë dhe ligji duhet të depozitohet në KQZ honorari zyrtar me gjithë kontratën e firmosur nga PD dhe LaCivita dhe shifrën përkatëse”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!