Fushata dhe beteja e listave të hapura në PS/ Mimi Kodheli: Momenti i duhur që Shqipëria të jetë në BE

schedule22:03 - 8 Maj, 2025

schedule 22:03 - 8 Maj, 2025

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, Mimi Kodheli foli për zgjedhjet parlamentare të 11 maji dhe fushatën elektorale.

Gjatë kësaj interviste, ajo renditi disa prej arsyeve përse sipas saj qytetarët shqiptarë duhet të votojnë PS.

“Ka shumë arsye përse qytetarët duhet të mbështesin PS. Janë shumë punë që janë bërë. Kemi edhe rrugëtimin europian po ashtu shumë i rëndësishëm. Gjykoj që Shqipëria duhet të ishte në Europë. Ne sot mendojmë që është momenti i duhur që Shqipëria do të mund ta realizojë këtë”, tha ndër të tjera ajo.

Më tej Kodheli gjatë kësaj interviste u pyet edhe lidhur me opozitën dhe deklaratat e kryeministrit Rama në fushatë dhe mënyrës se si u është drejtuar kundërshtarëve, “këneta, buf…e të tjera. Ajo theksoi se ajo çfarë e bën të dallueshme PS nga të tjerët është edhe aftësia se kush është më i aftë të bëjë punë.

“Ka një vijë ndarëse në filozofinë, aftësinë se kush është më i aftë të bëjë gjëra. Lidershipi është diferenca dhe një filozofi e mendjes së hapur. Dhe sigurisht që diferenca është edhe Rama, por lidershipi nuk është vetëm një emër. Të gjithë punojmë për ta shtyrë këtë proces dhe kemi punuar për këtë proces. Mbase në të tjerët që nuk na shikoni punojmë shumë në hije, por kjo është puna e një grupi njerëzish që jo vetëm kanë pasur ide të qarta lidhur se ku do të shkojë Shqipëria në të ardhmen. Por sigurisht që kanë bërë detyrat e shtëpisë më së mirë. Ka edhe 1 mijë punonjës që bëjnë një punë të lavdërueshme mbase askush nuk ia di emrin…Pra gjëja është komplekse nuk është bardh a zi, jo një fjali. Është një proces për të cilën Shqipëria ka nevojë dhe ka vetëm një emër dhe është Partia Socialiste që do të fitojë zgjedhjet”, tha ndër të tjera Kodheli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!