Nga Silvi Sulaj
Punimet për shëtitoren e Sarandës duhet të përfundonin në mes të muajit maj. Kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe siç duket, në zonën e limanit, nuk është vënë dorë.
Kjo është pjesa e limanit e cila nuk u prek gjatë ndërtimit të bulevardit. Shkak për këtë është bërë një çarje strukturore që nis nga themeli.
Abc u interesua tek kompania Fusha shpk. Na thanë se përgjigjen për mosinvestimin në këtë zonë duhet ta merrnim tek FSHZH. Ka kaluar mbi 10 ditë por ky fond nuk ka dhënë asnjë informacion.
Burimet për ABC u shprehen se dëmtimi kërkon para shtesë për të ndërhyrë në rehabilitimin e limanit.
Banorët ankohen për cilësinë e punimeve. Ka nga ata që janë gati të kontribuojnë
“Duhet të bëhej sikur të gjithë të vemë nga 1 mijë lekë për një tullë dhe të bëhet,” thotë e moshuara. “Kështu i bëjnë punimet këta shkel e shko,” thotë një qytetar tjetër.
Duke se pushteti vendor ka nxituar të presë shiritin pa u mbyllur investimi. Shkak është bërë fushata zgjedhore por edhe sezoni turistik.
Sipas kontratës, kompania Fusha duhet të mirëmbajë për një vit shëtitoren. Në tender morën pjesë tre kompani. Çuditërisht u përzgjodh Fusha shpk më ofertën më të lartë prej 4.7 milionë euro. /abcnews.al