Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Fusha në “Fadil Vokrri” e dëmtuar, Ballkani pritet të luajë në “Air Albania”

schedule18:32 - 24 Nëntor, 2023

schedule 18:32 - 24 Nëntor, 2023

UEFA ka vendosur që ndeshja e Ligës së Konferencës  ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjendja e stadiumit është shumë e keqe pas ndeshjeve ku Kosova priti Izraelin dhe Bjellorusinë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Së pari, Kosova mposhti izraelitët me rezultat 1-0,  më pas me të njëjtin rezultat u mposht nga Bjellorusia.



Për fushën u ankuan futbollistët vizitorë të të dyja ekipeve, duke deklaruar se nuk kishin luajtur kurrë në fushë kaq të keqe. Për të gjitha këto, sot ka reaguar edhe UEFA, e cila ka urdhëruar kampionin e Kosovës, Ballkanin, që ta presë Plzenin në një fushë tjetër.

Klubi suharekas ende nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar se në cilin stadium do të luhet ndeshja, por sipas faqes zyrtare të UEFA-s, ajo do të zhvillohet në Shqipëri.

Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë, ndërsa opsion tjetër ishte edhe “Arena e Kukësit”./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!