Bashkia e Selenicës ka nisur procedurën për shkarkimin e një numri të konsiderueshëm punonjësish të administratës së saj. Pas zgjedhjeve, kreu i ri i Bashkisë, Pëllumb Binaj ka nisur një valë shërbimesh në masë.
Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për nisjen e procedurës së shkarkimit të 70 punonjësve të bashkisë.
Sektorët me te prekur janë, Ujesjellëesi, Administrata e Pyjeve, Policia Bashkiake etj. Sipas bashkisë së Selenicës ka një pretendim se nuk janë punësuar sipas ligjit. Por në dokumente për disa është pretenduar edhe shkurtimi i vendeve në administratën lokale.
Ndërkohë, pas kontaktimit me Pëllumb Binaj, kreun e bashkisë Selenicë, thotë se po ristrukturohet administrata e bashkisë./abcnews.al






