Furtunë kritikash: Portugezët kundër familjes së CR7, tani i tërbon Katia

schedule11:18 - 11 Prill, 2020

schedule 11:18 - 11 Prill, 2020

Portugezët tërbohen nga sjellja e familjes së Cristiano Ronaldo. Së fundmi ka tërhequr vëmendjen motra e tij, Katia Aveiro, e cila sipas “Correio de Manha” ka lënë izolimin në fundjavë dhe është  rikthyer në Brazil te familja e saj, edhe pse fluturimet ndërkontinentale në Portugali janë ndaluar.

Edhe CR7 u bë çështje më parë, pasi u stërvit në stadiumin e Deportivo Nacional. “Ronaldo nuk ka leje të posaçme për t’u stërvitur. Ai duhet të respektojë rregullat si të gjithë qytetarët e tjerë, nuk ka asnjë privilegj për të“, deklaroi Pedro Ramos, këshilltari shëndetësor i rajonit të Madeiras.

https://twitter.com/b3naldo7/status/1248210015866859520?s=20

Ronaldo po bën thuasje një jetë normale. Fillimisht portugezi u largua nga Italia dhe shkoi në Madeira, edhe pse situata ishte e rëndë që atëherë (8 mars) . Më pas për të pati një karantinë luksoze, me familjarët e tij, në pishinë dhe shpesh herë edhe duke dalë për “shopping”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!