Vihet ne pranga një ish ushtarak në Tiranë, i cili dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri. Altin Celami dyshohet se përdorte mjetin taksi me te cilin punonte, për të transportuar armet duke shmangur kontrollet policore.
46-vjeçari u arrestua teksa drejtonte taksinë dhe gjatë kontrollit fizik të automjetit si edhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale.
Gjithashtu iu gjet kokainë dhe pjesë të ndryshme armesh, të cilat u sekuestruan sëbashku me automjetin.
Ndaj 46-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”.
Altin Celami, eshte një emër i njohur për policine pasi ka qene i implikuar edhe më parë ne të njëjtin aktivitet kriminal. Celami është arrestuar edhe në vitin 2022 si person i dyshuar se ndihmonte dhe furnizonte me arme grupet kriminale. Për shkak të saj, ishte pezulluar nga funksionet ushtarake në repartin e Pezë Helmez
Emri i tij doli gjatë aksionit në 4 tetor të vitit 2022, ku 15 persona të një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë, ranë në prangat e policisë së Durrësit. Ishin vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj që zbardhën disa ngjarje të rënda kriminale dhe zbuluan kush fshihej pas tyre.
Sipas hetimeve, në 2 raste, per ekzekutimin e kundërshtarëve përmes vrasësve me pagesë disa prej armëve ishin siguruar nga Altin Celami, asokohe ushtarak.
/ abcnews.al /

