Një polic burgu është arrestuar nga policia ditën e sotme.
Ai akuzohet se përdorte kartën e punës për të furnizuar me karburant makinë e tij personale dhe familjarëve të tij.
Arrestimi punonjësit të forcave operacionale me iniciale B.B u finalizua pas hetimit nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”./abcnews.al