Furnizonte “bosat” e Mykonos-it me drogën e miliarderëve, çfarë i kapën shqiptarit në shtëpi

schedule22:38 - 9 Shtator, 2020

schedule 22:38 - 9 Shtator, 2020

Policia greke arrestoi një 37-vjeçar me origjinë nga Shqipëria në ishullin e famshëm grek Mykonos me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shqiptari, i cili njohej me emrin grek “Panagiotis” u arrestua teksa po ngiste një makinë Audi dhe iu kapën 8.5 kg kanabis e përpunuar, 2.5 kg drogë në formë çokollate, gjysmë kilogram kokainë dhe mbi një mijë doza XTC, dy makina, një pistoletë, 4 peshore, një makinë për numërimin e parave dhe një kasafortë.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale, shqiptarit iu sekuestruan 180,100 euro, të cilat i kishte fshehur në një çantë dhe një sasi droge.

Mediat greke raportojnë se bashkë me kokainën dhe lëndët e tjera narkotike, policia ka sekuestruar edhe një drogë të re, e quajtur TUCIBI dhe e njohur si droga e të pasurve.

Lënda me efekt qetësues kohët e fundit filloi të qarkullojë gjerësisht në radhët e përdoruesve që i përkasin të ashtuquajturës shoqëri e lartë, e trafikuar te klientët e zgjedhur nga grupit i organizuar prej 37 vjeçarit shqiptar.

Ky grup ishte shumë i organizuar dhe përveç “TUCIBI”, ai furnizonte të varurit nga droga në ishull me lloje të ndryshme droge, të cilat i trafikonte në sasi të mëdha. Përveç 37 vjeçarit, në pranga përfundoi edhe një 35 vjeçar grek, i cili u arrestua pas një transaksioni droge me drejtuesin e rrjetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!