“Furnizonin” ishullin me “të bardhë”, goditet grupi kriminal me të huaj në Mykonos

schedule16:57 - 8 Korrik, 2022

schedule 16:57 - 8 Korrik, 2022

Një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike në Mykonos është goditur së fundmi nga autoritetet e vendit. Bëhet e ditur se ditën e djeshme janë vënë në pranga tre anëtarë të huaj të organizatës si dhe një furnizues po ashtu i huaj.

Siç u konstatua nga hetimi i policisë dhe vlerësimi i materialit të mbledhur para hetimor, të pandehurit ishin organizuar në një grup kriminal, me role të dallueshme (furnizues me rol drejtues dhe trafikant) dhe trafikonin sasi droge në ishull, në sasi të vogla, për përdoruesit e interesuar.

Në mënyrë të veçantë, për t’i dhënë fund veprimtarisë së tyre kriminale, nëndrejtoria e policisë së Mykonos organizoi një aksion nga punonjësit e policisë që trajtonin rastin, të cilët pasi monitoruan lëvizjen e autorëve, kanë vazhduar me lokalizimin dhe arrestimin e tyre menjëherë teksa po lëviznin në strehim të ri, për të mbuluar gjurmët.

Pas kontrolleve, atyre u janë gjetur dhe sekuestruar:

437 tableta narkotike XTC në formë kafke

Tableta XTC të grimcuara në peshë pluhur -91,8- gram.

72 gram lëndë narkotike 2 c – b .

219,8 gram kokainë

270,9 gram metamfetaminë kristal (MDMA)

155,7 gram kanabis të papërpunuar

Peshore elektronike precize

Motoçikleta me dy rrota, e cila përdorej si mjet për transportin e drogës

Tre telefona celularë

Shuma prej 2370 euro

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Siros.

Hetimi i rastit është pjesë e veprimeve speciale operacionale të Shërbimeve Policore të Egjeut Jugor për të luftuar përhapjen e drogës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!