Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Furnizimi me energji/ Balluku: Të gjitha linjat janë funksionale sa i përket transmetimit

schedule08:54 - 9 Janar, 2026

schedule 08:54 - 9 Janar, 2026

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se situata e krijuar nga reshjet dhe prurjet e larta është ndjeshëm më e mirë në rang vendi, falë angazhimit të strukturave shtetërore në terren.

Sa i përket sektorit të energjisë, Balluku u shpreh se mbi 1 600 punonjës janë angazhuar që prej datës 2 janar në zonat më të prekura, duke menaxhuar situatën si në jug ashtu edhe në veri të vendit.

Ajo bëri me dije se janë regjistruar disa shkëputje të energjisë elektrike në Kukës dhe Librazhd, por këto ndërprerje janë riparuar në kohë rekord.



Në lidhje me situatën hidrike, Balluku sqaroi se kaskada e Drinit ka regjistruar prurje rekord, që kanë arritur deri në 3 000 metër kub për sekondë, ndërsa kuota e Fierzës ka shkuar në 289.77 metra.

“Situata me e mirë në rang vendi. Në terren më shumë se 1600 punonjës, të civilët nga 2 janari janë angazhuar në zonat më të prekura. Është menaxhuar edhe veriu. Kemi pasur disa shkëputje në Kukës dhe Librazhd, por janë kthyer në funksion në kohë rekord. Të gjitha linjat janë funksionale sa i përket transmetimit.

Kaskada ka pasur prurje rekord, 3000 metër kub/sekondë. Kuota e Fierzës ka arritur në 289.77 metra. Prurjet kanë rënë, janë 1500 metër kub/s”, tha ajo, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!