Pavarësisht se, si “Furia Roja” spanjolle, por edhe kombëtarja e Skocisë kanë arritur të sigurojnë një vend në fazën përfundimtare të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sërish diferenca mes këtyre 2 ekipeve është vetëm 2 pikë dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë, mund të sillte “përmbysjen” e madhe në krye të grupit A.
Kështu, në “Estadio Jose Zorrilla”, të Vajadolidit, “La furia roja” e udhëhequr, nga teknikut, Luis de la Fuente do të kërkojë me ngulm fitoren, për të mos lëshuar nga “dora”, vendin e parë të këtij grupi, teksa ka hedhur në fushë “më të mirët”, për t’i bërë ballë “furisë” së Kvicha Kvaratskhelia e Georgi Mikautadze.
Në krahun tjetër, Skocia pret në “Hampden Park” të Gllasgout, “vikingët” e Norvegjisë, në një ndeshje ku i vetmi ekip që kërkon diçka është Skocia dhe ajo vetëm nëse Spanja bën një “hap fals” ndaj Gjeorgjisë. Për këtë sfidë të dy teknikët kanë vendosur të bëjnë rotacion në fushën e blertë, teksa në kampin norvegjez mungojnë Erling Haaland e Martin Odegaard, me të dy “yjet” e Premier League, që janë lënë jashtë nga teknikut Solbakken. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Skoci – Norvegji
Spanjë – Gjeorgji