“Furia” Gasperini: Ndeshja u shkatërrua nga arbitri, po e mbysni futbollin

schedule23:53 - 24 Shkurt, 2021

schedule 23:53 - 24 Shkurt, 2021

Gian Piero Gasperini nuk përmbahet aspak në prononcimin e dhënë pas ndeshjes Atalanta-Real Madrid (0-1). Trajneri italian lëshon kritika për arbitrin kryesor, i cili largoi me të kuq zviceranin Freuler në minutën e 17-të, një ndëshkim që i befasoi të gjithë.

Kishim kënaqësi të madhe për t’u ndeshur me Real Madrid në Champions League, por gjithçka u falsifikua. Ndeshja u shkatërrua nga një episod i tepërt. Kualifikimi nuk është kompromentuar, por tani kemi vetëm një rezultat për të avancuar më tej.

Fitojmë dhe realizojmë një përmbysje të madhe, ose eliminohemi. Goli që pësuam ishte i rastësishëm. Mëkat, 0-0 do të ishte një rezultat shumë i mirë. Jemi shumë të hidhëruar, por do reagojmë dhe do e marrim veten.

Reali ka një nivel teknik shumë të lartë, por 11 kundër 11 do të ishte një tjetër histori. Do të shijonim një tjetër ndeshje, të hapur dhe më të bukur. Ekipi u mbrojt shumë mirë dhe ishim afër marrjes së një rezultati pozitiv.

Nuk dua të zgjatem shumë, pasi mund të më pezullojnë. Gjithsesi, kjo që pamë sonte është vetëvrasje në futboll. Nuk mund të gjykohemi nga arbitra që nuk kanë luajtur kurrë futboll dhe nuk dinë të dallojnë ku ndryshon një kontakt me një faull“, thekson Gasperini. /abcnews.al