Furgoni në Berat, Alizoti: Ndërsa ne e mbanim të bllokuar, ndihma po shpërndaheshin në Lapardha

schedule12:27 - 20 Prill, 2021

schedule 12:27 - 20 Prill, 2021

Tomor Alizoti e cilësoi incidentin e djeshëm me furgonin me ushqime, një taktikë banale elektorale që sipas tij njerëzit e kuptojnë shumë mirë.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC, Drejtuesi politik i listës së PD-së në Berat tregoi po ashtu se gjatë kohës që ata kishin bllokuar furgonin në Berat, mori informacione që ndihma po shpërndaheshin në Lapardha.

Lexo edhe: Demokratët e Beratit çojnë në prokurori furgonin me ushqime: Bashkë me socialisten brenda

“Shteti është në këtë rast fatkeqësisht, i pa shkëputur nga pushteti. Dihet që bashkia është pjesë e qeverisë..Pse duhet të dalin rezervat e shtetit që nuk përdoren? Këto janë taktika banale që njerëzit i dinë. Gjatë kohës që ne kishim bllokuar furgonin, po shpërndaheshin ndihma në Lapardha.”

I pyetur sesi e morën vesh që një furgon me rezervat e shtetit po shpërndante ushqime, Alizoti tha se kanë ngritur grupe survejimi, që siç shtoi ai, pas 30 viteve demokraci të mos bëhen veprime të tilla.

“Targa, furgnoi është pronë e shtetit…pastaj pamë e ndaluam dhe e bllokuam. Kishte karta ID, policia ishte në ndihmë te shkelësve të ligjit. Frika ime ishte fshirja e gjurmëve.”

Tomor Alizoti theksoi se çështjes do t’i shkojë deri në fund. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!