Tre persona u plagosën si pasojë e një aksidenti në rrugën Librazhd-Qafë Thanë. Sipas policisë një furgon mallrash me targa AA 369 UF doli nga rruga pranë fshatit Pishkash duke rënë në një humnerë rreth 40 metra.
Të plagosur mbetën drejtuesi i furgonit 32 vjeç dhe dy pasagjerët 22 dhe 31 vjeç banues në fshatin Vloçisht të Korçës. Ata u transportuan me urgjencë në spitalin rajonal të Librazhdit dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh në Qafë Thanë, pasi mbrëmjen e djeshme një autobus me nxënës doli nga rruga duke lënë të plagosur 7 prej tyre./abcnews.al