Funksionale vetëm për 1 ditë, Gjykata e Lartë vendos pro ekstradimit të 4 personave

schedule17:15 - 2 Gusht, 2019

schedule 17:15 - 2 Gusht, 2019

Zgjidhet çështja e ekstradimeve në Gjykatën e Lartë. Treshaj e formuar me dy gjyqtarë të komanduar, ka vendosur që  pro ekstradimit të Valentina Dushkut, Besnik Lekës, Robens Berberit dhe Hajri Seferit. Tashme do të jetë Ministra e Drejtësisë që do të marrë vendimin përfundimtarë.

Gjykata e Lartë i ka dhënë zgjidhje çështjeve të ekstradimeve të cilave ‘iu mbaronte afati brenda muajit Gusht. Ardian Dvorani së bashku me dy gjyqtarët e komanduar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Sokol Binaj dhe Albana Boksi kanë vendosur  në dhomë këshillimi që të rrëzojnë  rekursin e të pandehurve.

Treshja e formuar vetëm për të shqyrtuar këto çështje ka vendosur që ti hapë rrugën ekstradimit të Valentina Dushkut, Besnik Lekës, Robens Berberit dhe Hajri Seferit. Ky i fundit është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi është arrestuar në kuadër të operacionit  “Volvo 4”. Tashmë topi ka mbetur në dorën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj nëse kjo e fundit do të vendosë pro ekstradimit të 4 shtetasve të kërkuar nga autoritetet e huaja.

Por më e nxehtë është çështja e Hari Seferit, pasi konsiderohet si ndërmjetësi i grupeve kriminale me bandën e “Avdylajve”, të Shijakut. Përveçse në dosjen “vol-vo 4”, ai është edhe pjesë e “dosjes 339”.

Do të jetë ministrja ajo që do të vendosë nëse do ta dorëzojë personin e kërkuar nga italianët që në vitin 2016, apo do ta pezullojë ekstradimin deri sa të përfundojë hetimi nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ndërsa Gjykata e Lartë ka mbetur sërish vetëm me një anëtarë në detyrë Ardian Dvoranin, në pritje të caktimit të tre anëtarëve jo-gjyqtarë./ABC News Albania 24/7