Të paktën 10 emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane janë mbytur në fundosjen e një varke në brigjet e Tunizisë.
Mediat e huaja shkruajnë se lajmi është konfirmuar nga roja bregdetare tuniziane.
Ndër të tjera thuhet se mes 10 viktimave janë edhe dy fëmijë. Ndërkaq nga operacioni janë shpëtuar 76 persona nga dy varkat që u mbytën dje në brigjet e Sfax-it, mes të cilëve 72 shtetas të vendeve të Afrikës subsahariane dhe 4 tunizianë. /abcnews.al