Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Itali, ku një varkë me turistë është fundosur si pasojë e motit të keq në Lago Maggiore, pranë brigjeve të Lisanzas në Varese. Deri në këto momente raportohet për 4 viktima dhe një person të humbur, teksa 20 turistë të tjerë që ndodheshin në varkë arritën të shpëtonin.
Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, të ndihmuara dhe nga helikopterë, ku vijojnë ende kërkimet. Sipas të dhënave paraprake, personat e pranishëm në varkë ishin duke festuar një ditëlindje, kur u përfshinë nga një erë e fortë e cila e përmbysi mjetin lundrues.
/abcnews.al