Të paktën 20 emigrantë afrikanë janë zhdukur pas fundosjes së një varke në brigjet e Tunizisë.
Besohet se varka me emigrantë ishte nisur në drejtim të Italisë.
Roja bregdetare tuniziane shpëtoi 17 persona në bordin e varkës pranë qytetit Sfax, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike.
/abcnews.al