Një varkë me emigrant është mbytur në kanalin Anglez si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë në gjendje të rëndë pesë të tjerë.
Mediat e huaja shkruajnë se në kuadër të operacionit është bërë I mundur shpëtimi i 50 personave të tjerë që ndodheshin në këtë varkë.
Një numër njerëzish u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi me barela në Dover. Shkalla e lëndimeve të tjera është e paqartë.
RNLI tha se një ekuipazh i varkës së shpëtimit u nis pak para orës 04:00 me orën lokale. Ndërkohë Home Office nuk ka komentuar për këtë ngjarje. Që nga 10 gushti, 15,826 njerëz kanë kaluar Kanalin me një varkë të vogël këtë vit./abcnews.al