Fundoset trageti në Mozambik, mbi 90 të vdekur

schedule07:15 - 8 Prill, 2024

schedule 07:15 - 8 Prill, 2024

Më shumë se 90 persona kanë vdekur pasi një traget u mbyt në brigjet veriore të Mozambikut. BBC raporton se pesë persona ishin shpëtuar nga rreth 130 që besohet se ishin në bord. Mjeti i lundrimit pati probleme teksa përpiqej të arrinte në një ishull në brigjet e provincës Nampula.

Sipas Sekretarit të Shtetit të Nampula, Jaime Neto, ata po përpiqeshin të largoheshin për shkak të panikur nga shpërthimi i kolerës. “Për shkak se anija ishte e mbipopulluar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë, ajo përfundoi duke u fundosur,” tha Neto.

Provinca Nampula ka qenë një nga vendet më të prekura nga shpërthimi i kolerës, i cili është përhapur në disa vende në Afrikën Jugore që nga janari i vitit të kaluar.

Sipas UNICEF-it, shpërthimi aktual është më i keqi në 25 vjet. Që nga tetori 2023, Mozambiku ka raportuar 13,700 raste të konfirmuara dhe 30 vdekje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!