Fundoset “restoranti lundrues” në Rusi

schedule11:38 - 27 Mars, 2023

schedule 11:38 - 27 Mars, 2023

Restoranti lundrues “Silver Whale” është fundosur në ujërat e lumit Neva, sipas agjencive shtetërore të lajmeve TASS dhe RIA Novosti.

Në foto shihet se një pjesë e konsiderueshme e objektit që tashmë është nën ujë.

Fillimisht restorantin donin ta ndërtonin në lumin Moskva, por për shkak të disa mosmarrëveshjeve restoranti u ndërtua në  Shën Petersburg.

Në vitin 2018, ai u “ankorua” pranë parkut Babushkin. Por nuk u hap kurrë, dhe në shtator 2022 u vu në shitje për 35 milion rubla.

/abcnews.al