Një anije tregtare me 6 persona në bord është fundosur mëngjesin e sotëm në Detin Marmara, në jug të Stambollit, njoftuan autoritetet turke.
Anija tregtare 69 metra lëshoi një sinjal pak pas orës 06:30 ndërsa ndodhej jashtë ishullit Imrali, i cili ndodhet rreth 50 kilometra larg brigjeve të Stambollit, theksoi Ministria Turke e Transportit.
Sipas autoriteteve, anija tregtare me flamur turk ndaloi transmetimin në orën 07:12 me orën lokale.
Tre anije të rojes bregdetare turke janë vendosur në zonë, por nuk kanë mundur ta lokalizojnë anijen. Aty pranë u gjet një jelek shpëtimi bosh.
/abcnews.al