Fundoset anija në brigjet e Libisë, humbin jetën 24 migrantë në Detin Mesdhe

schedule03:42 - 17 Shtator, 2020

schedule 03:42 - 17 Shtator, 2020

24 persona kanë humbur jetën ditën e djeshme, pasi një anije gome që mbante emigrantë të parregullt është mbytur në Detin Mesdhe pranë Libisë. Lajmin e ka bërë të ditur Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin e cila ka njoftuar se kanë mbijetuar 45 persona. Këta të fundit tashmë janë arrestuar duke qenë se kishin dashur të kalojnë nga deti në mënyrë ilegale.

“Ekipet e Rojës Bregdetare Libiane zbuluan tre anije gome që mbanin migrantë të parregullt. Njëra nga anijet u përmbys, duke vrarë viktimat” u tha zëdhënësja e IOM Safa Msehli gazetarëve në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Deti Mesdhe është rruga të cilët zakonisht ndjekin migrantët nga Afrika, kryesisht nga Libia, të cilët përpiqen të futen në Evropë përmes Italisë dhe Maltës.