Fundoset anija e një shteti të NATO-s në ujërat e Ukrainës

schedule14:39 - 3 Mars, 2022

schedule 14:39 - 3 Mars, 2022

Një anije transporti me flamur të Estonisë është fundosur në ujërat e Ukrainës pak minuta më parë pasi dyshohet se ra në mina detare. Anija “Helt” ishte përballë brigjeve të Ukrainës, kur u dëgjua një shpërthim dhe më pas u fundos.

Mësohet se katër anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të zhdukur.

“Anija është fundosur. Dy pjesëtarë të ekuipazhit janë në një gomone në ujë dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Nuk e di se ku janë për momentin”, shprehet tha Igor Ilves, drejtor menaxhues i Vista Shipping Agency me bazë në Talin.

/abcnews.al