Pushuesit mbërritën që të premten për fundjavë në Shëngjin. Shëtitjet përgjatë shëtitores së çliruar nga ambulatorët dhe bllokimi i lëvizjes së mjeteve gjatë mbrëmjes në rrugën përbri saj u ka dhënë mundësi pushuesve në Shëngjin për të mbajtur distancën sociale.
Kjo verë në Shëngjin po sjell gjithnjë me e me shumë të rinjtë në këtë zone turistike.
“Është shumë më qetë dhe na ka pëlqyer shumë”, ka thënë një pushues.
Pushuesit shprehen se ka pastërti dhe janë të qetë. Për kryetarin e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, krijimi i kushteve dhe ofrimi i shërbimeve është detyrimi pavarësisht situatës se krijuar nga pandemia.
“Kjo është një ngecje e përgjithshme që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë por me të gjithë vendet që bëjnë turizëm. Nuk kemi lëvizje të lirë nga shumë shtete dhe kjo pengon edhe pjesëmarrjen e emigrantëve”, ka thënë Ndreu.
Qytetaret e Kosovës e kanë kthyer Shëngjinin si shtëpinë e tyre, ndërsa për vizitoret vendas mbetet një prej zonave më të mira për pushimet verore. /abcnews.al