Fundjavë me miqësore, Superiorja nuk njeh pushime

schedule11:16 - 10 Tetor, 2019

schedule 11:16 - 10 Tetor, 2019

Superiorja është pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Gjithsesi pritet të ketë ndeshje miqësore në fundjavë. Janë disa ekipet e elitës së futbollit shqiptar që kanë programuar të zbresin në fushë.

Kështu, Laçi do të përballet të shtunën me Korabin prej orës 14:00. Kjo ndeshje do të luhet në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës. Tirana gjithashtu ka programuar të luajë. Turbina do të jetë kundërshtari dhe mbetet të mësohen detajet e kësaj përballjeje.

Flamurtari gjithashtu ka menduar të zbresë në fushë. Vlonjatët do të ndeshen me Egnatian në Fier, të shtunën prej orës 15:00. Partizani dhe Teuta nuk do të zhvillojnë ndeshje, ndërkohë që mbetet të mësohet nëse ekipet e tjera, si Bylisi, Vllaznia, Luftëtari, Skënderbeu dhe Kukësi do të luajnë apo do të mjaftohen me stërvitje. /abcnews.al