Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fundjavë në Çikago ku si pasojë kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur 48 të tjerë,
Mediat e huaja bëjnë me dije se, gjashtë persona u qëlluan jashtë një feste në Austin, duke përfshirë katër adoleshentë dhe një vajzë 12-vjeçare. Ata po qëndronin me një grup në trotuar kur dikush me një veturë hapi zjarr.
Ndërkaq pesë nga viktimat ishin femra nga mosha 12 deri në 19 vjeç. Ata u shtruan në spital në gjendje të mirë. Marshawn Feltus, një banor i Austin që punon për të ndihmuar në përmirësimin e dhunës në zonë, tha se ai dëgjoi të shtënat pas një debati në një festë.
Incidenti ndodhi më pak se 24 orë pasi një e shtënë me armë në Austin të premten vonë la një burrë të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur.
Policia e Çikagos tha se tre persona iu afruan katër viktimave – të gjithë burra – dhe hapën zjarr.
Ndërkohë të dielën, një djalë 8-vjeçar dhe një 28-vjeçar u plagosën nga të shtënat në Gresham, tha policia. /abcnews.al