I nxehti, me temperatura ekstremisht të larta që ka përfshirë vendin tonë, pritet të na shoqërojë edhe për ditët në vijim. Në një lidhje për ABC News, meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb, tha se ndonëse fundjava do të sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, me 1 – 1.5 gradë, muaji korrik pritet të mbyllet me temperatura të larta.
“Dita e sotme mbetet një ditë e nxehtë, pasi do të kemi temperatura që regjistrohen në 42 gradë celicius në qarqet Elbasan dhe Berat. Vija bregdetare, Durrësi, Vlora e Saranda pritet të kenë po ashtu të kenë vlera të larta rreth vlerave 38-39 gradë, ndërsa zonat veriore kanë shënuar një rënie të temperaturave të ajrit me 1.5 gradë C, duke bërë që maksimumet në Në Kukës, Shkodër e Lezhë, të jenë rreth vlerave, 38 apo 39 gradë.
Dita e nesërme do të sjellë një tjetër rënie të temperaturave të ajrit, me 1.5 gradë, në këtë rast do të jenë në të gjithë territorin shqiptar. Duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerave, 40 gradë.
Gjithashtu bregdeti do të ketë një tjetër rënie, duke bërë bërë që maksimumet të jenë në vlerat 36- 37 gradë.
Zonat më të freskëta në këtë fundjavë pritet të jetë juglindja, qarku i Korçës.” –tha Osmani, ndërsa shtoi se java që vjen pritet të riktheje temperaturat e larta në vend.
“Javën që vjen pritet të ketë sërish temperature të larta, pasi është kulmi I fundit I kësaj vale të të nxehtit që ka prekur vendin. E marta pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, maksimumet në rang territori do të ngjiten në vlerat 42 gradë C. Vlera të larta do të shënohen edhe në zonat bregdetare.” shtoi ai./abcnews.al