Fundi tragjik i studentes që mbante dietë me uthull molle

schedule11:03 - 29 Tetor, 2019

schedule 11:03 - 29 Tetor, 2019

Një studente 20 vjeçare, e cila ishte e fiksuar pas peshës së saj, vdiq pasi merrte vazhdimisht pilula me uthull molle.

Lindsey Bone, 20 vjeç, u gjet e vdekur nga shoqet në dhomën e gjumit të saj në Brighton, ku ajo jetonte ndërsa studionte në Universitetin e Sussex.

Policia thotë se vdekja e saj është ende mister, por nëna e Lindsey-t paralajmëroi vajzat dhe të rinjtë që të heqin dorë nga metodat ekstreme të humbjes së peshës duke përmendur edhe shkakun që ajo mendon që e çoi vajzën e saj të humbiste jetën.

E reja kishte filluar një dietë të rreptë për veten duke përfshirë heqjen dorë nga ushiqmi dhe pirjen e pilulave me përmbajtje të uthullës së mollës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!