Fundi, pas të cilit janë “fiksuar” vajzat e showbizzit shqiptar

schedule12:19 - 10 Prill, 2021

schedule 12:19 - 10 Prill, 2021

Fundet e tenisit kanë gjetur një përdorim të gjerë në botën e modës. Kjo është tendenca më e fundit që “ringjallet” nga vitet ’90. Natyrisht, fundet e tenisit kanë ekzistuar për një kohë dhe megjithëse konsiderohen veshje atletike, kanë kaluar nga versionet më të gjata në fund të viteve 1900 tek ato mini në 1949.

Ngjashëm me pantallonat e shkurtra biker, të cilët kanë hyrë në veshjet tona duke u bërë një element kryesor për kohën e lirë, dhe fundet e tenisit janë në nivelin e duhur. Ky trend do të jetë në kulmin e tij më të lartë të modës për këtë vit.

 

Këtë e konfirmojnë gjithashtu blogeret dhe personazhet e njohur. Kur iu referohemi VIP-ave shqiptarë, përmendim së pari Dua Lipën. Përveçse një vajzë e shumë sukseseve në muzikë, shqiptarja është bërë një frymëzim dhe në botën e modës. Pak ditë më parë, ajo pozoi me një fund tenisi, me pala dhe kuadrata dhe dukej një super yll.

Rina Balaj gjithashtu e ka përqafuar këtë trend. Gjatë një shëtitjeje në bregdet, reperja zgjodhi një fund tenisi, kombinuar me një crop top të bardhë dhe çantë rozë, që i jepte një pamje lozonjare. Një tjetër personazh publik ishte dhe blogerja Anxhelina Kotorri, e cila në ditët me temperatura të paqëndrueshme, zgjodhi ta kombinojë fundin me një triko leshi. /abcnews.al