“Fundi i Covid 19, çfarë mësuam?”, kjo ishte tema e dytë e cila u trajtua në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
E ftuar për të folur për situatën e pandemisë, ishte drejtoresha e Shëndetit Publik, Eugena Tomini.
E pyetur nga moderatori Xhafo se nëse fundin e pandemisë duhet ta bëjë publike OBSH apo çdo shtet më vete, Tomini tha se kjo është në varësi të situatës
Pjesë nga biseda:
Xhafo: OBSH do thotë që ka mbaruar pandemia, apo secili vend më vete siç e bëri Joe Bide?
Tomini: Ekspertët ndërkombëtarë në muajin prill deklaruan se shtete si SHBA apo Mbretëria e Bashkuar mund të deklarojnë më shpejt se të tjerët fundin e një pandemie, pasi mbulesa vaksinale është më e madhe. Përsëri në varësi të popullatës, të shpërndarjes së popullatës, vendimet janë edhe të shteteve por OBSH është ajo që do të prononcohet për pandeminë. Një element tjetër që do të shtoja nuk është vetëm një vendim shkencor për pandeminë, janë edhe faktorë të tjerë, financiarë ekonomikë.
Xhafo: Në Shqipëri për shembull çfarë po ndodh?
Tomini: Ne vijojmë të ndjekim rekomandimet e OBSH-së. Kreu i OBSH-së është shprehur edhe pse jemi në finish, ai e shpjegon shumë qartë pasi situata në Europë është realisht e qetë, por duhet të theksohet se asgjë nuk pritet me thikë.
/Abcnews.al/