Mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen, nuk do të jetë më pjesë e klubit anglez në sezonin e ardhshëm. Lajmin e lamtumirës e ka dhënë vetë belgu përmes një postimi në “Twitter”. Qendërmbrojtësi, i cili ka dalë lojtar i lirë, ende nuk ka deklaruar se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.
“Koha ime në këtë klub po vjen drejt fundit. Një ditë e trishtueshme për shumë arsye. Do të më mungojnë shokët që kam bërë këtu, stafi që e bën këtë klub të madh si dhe të luash në stadiumin e ri që është i mrekullueshëm. Sigurisht që dhe tifozët do më mungojnë shumë,” shkruan 32-vjeçari.
Vertonghen u transferua tek “Spurs-at” në vitin 2012 nga Ajaxi. Që nga ajo kohë mbrojtësi i kombëtares belge numëron 232 ndeshje me Tottenhamin në të gjithë kompeticonet, ku ka shënuar dhe 6 gola. /abcnews.al
So my time at the club comes to an end. A sad day for many reasons. I will miss the friends I’ve made here, the staff that make the club run, playing at the amazing new stadium & of course you fans. pic.twitter.com/qyEOlNmgFx
— Jan Vertonghen (@JanVertonghen) July 27, 2020