Fundi i një epoke, Neymar “humb” sponsorin e fëmijërisë

schedule14:39 - 30 Gusht, 2020

schedule 14:39 - 30 Gusht, 2020

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, nuk është më një model i NIKE. Është vetë gjiganti i veshjeve sportive, që ka konfirmuar se nuk do ta rinovojë kontratën me brazilianin.

“Neymar Jr nuk do të jetë më një model i Nike pas datës 31 gusht 2020,” deklaruan drejtuesit e brandit për “Efe”. Ata nuk e shpjeguan vendimin për të hequr dorë nga Neymar, i cili është një nga futbollistët më të njohur në planet.

Sipas raportimit të “UOL”, prishja e kontratës mes palëve ka ardhur si rrjedhojë e mospranimit nga ana e Neymar të disa ofertave nga NIKE. Kujtojmë që 28-vjeçari e ka firmosur kontratën e tij të parë me gjigantin sportive që kur ishte 13 vjeç. Më pas u zgjat deri në vitin 2022, kur u bë marrëveshja e re në vitin 2011. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!