Fundi i muajit mars/ Meterologia Gjoni: Do të ketë reshje shiu, problematika priten në qarqet Shkodër dhe Kukës

schedule08:29 - 24 Mars, 2025

schedule 08:29 - 24 Mars, 2025

Meterologia në IGJEUM, Anira Gjoni thotë se fundi i muajit mars do të ketë reshje shiu.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Gjoni u shpreh se problematika për shkak të reshjeve, pritet të ketë në qarqet Shkodër dhe Kukës.

“Presim të kemi në fund të muajit, një mot me reshje shiu dhe temperatura të larta. Reshjet do të jenë të shoqëruara me shtrëngata. Sot dhe nesër, reshjet në qarkun e Shkodrës të jenë intensive. Presim të kemi 15 mm reshje shiu në qarkun e Tiranës, nëse flasim për maksimale janë 39.2 mm, që pritet të bien në harkun e 24 orëve. Për qarkun e Tiranës nuk pritet të kemi problematika të shtuara për shkak të reshjeve, por në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit. Në ditën e nesërme presim reshje intensive. Muaji prill do ketë alternim, si reshje shiu, presim edhe temperatura të larta e ditë me diell. Do të jenë ditët e para me vranësira, temperatura pritet të jenë të larta”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!