Fundi i mandatit të Adriatik Llallës, fillojnë lëvizjet e para në prokurori

schedule16:11 - 10 Nëntor, 2017

schedule 16:11 - 10 Nëntor, 2017

Në kohën kur po flitet për zëvendësuesin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, tashmë lëvizjet në prokuroritë e rretheve kanë nisur. Njoftimet për lëvizjet e tyre janë bërë dy ditë më parë, duke rikthyer edhe një here në kryeqytet Prokurorin Ramadan Troci. Ai do të kryejë funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në vendin e lënë vaçantë në Vlorë komandohet Ardian Ylli, aktualisht drejtues i Prokurorisë së Fierit. Ndërkohë, në Fier komandohet Pali Deçolli, i cili ishte zv. Drejtues i kësaj prokurorie. Granit Shahu, drejtues i Prokurorisë së Shkodrës kthehet prokuror në Tiranë. Në vend të tij komandohet Anton Martini, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!