Fundi i luftës 20-vjeçare, ky është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli

schedule07:32 - 31 Gusht, 2021

schedule 07:32 - 31 Gusht, 2021

Ushtria amerikane ka shpërndarë në faqet e mediave sociale një fotografi të asaj, ku thotë se është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli dje, duke shënuar fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan.

Gjeneral Chris Donahue, komandant i Divizionit të 82 -të Ajror, është fotografuar duke hipur në avionin e fundit që u nis mesnatën e së hënës nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin afgan. Fotografia është bërë me dylbi.

“Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani, ” tha USCENTCOM përmes Twitter.

Tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane nga Afganistani përfundoi dje. Fluturimi i fundit u nis nga Kabuli pak para mesnatës, me kohën lokale. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e lanë Afganistanin në duart e talebanëve, militantët islamikë që i përmbysën në fund të vitit 2001 kur pushtuan vendin.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!