“800 flakonë vinin në vit para 4 vitesh. Tani vijnë 4 mijë. Mirëpo nevoja është për më shumë. Ne duhet të dyfishojmë vetveten sot, edhe pse kemi më shumë se 4-fishuar në raport me atë që gjetëm”.
Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama nga spitali i onkologjikut, nga ku i dha lajmin të sëmurëve me kancer se pas një boshllëku disa mujor, ata mund të vazhdojnë kurën me herceptinë. Premtimin shefi i ekzekutivit e bëri për një zgjidhje përfundimtare.
“Kemi diskutuar për këtë me ministren. Tani, procesi është vënë në vijë dhe përsa i përket këtij ilaçi, që është shumë i shtrenjtë, tmerrësisht i shtrenjtë, ne diskutuam një mënyrë alternative, me një marrëveshje kuadër me kompaninë e huaj që e sjell. Është një metodë që e përdorin edhe në vendet e BE-së, për të mundur që ta marrim me çmim të arsyeshëm dhe ne do bëjmë çmos që ta plotësojmë këtë.
Kryeministri Edi Rama gjeti rastin të theksojë se është platforma e bashkëqeverisjes instrumenti më i mirë në duart e qytetarëve për ta çuar problemin e tyre drejt e tek strukturat përgjegjëse , si rasti i Valbonës, mësueses së gjimnazit të sëmurë me kancer në gji, e cila ngriti zërin për këtë problem gjatë një dëgjese në Rrëshen në kuadër të bashkëqeverisjes./abcnews.al