Akademiku Artan Fuga në një intervistë për “ABC News” ka folur për vendimet dhe zgjedhjet në Universitete. Fuga gjatë bisedës më gazetarin Endri Xhafo tha së në këto kushte urdhëri i ministres nuk është në përputhje me ligjet.
Gjithashtu Fuga u shpreh se për universitarët ka një zgjidhje, përderisa zgjedhjet u anuluan sipas tij nuk ka pse të regjistrohen më kandidatë.
“Duhet respektuar norma juridike më e lartë. Nëse zgjedhjet do të bëheshin me 11 maj, dy tre ditët e para, pothuajse dita e fundit e punës del urdhëri i ministres. Pra e la situatën të tensionohej.
Nëse hezitimet janë për një kohë të gjatë, fakti është ose je e paaftë të japësh vendim të saktë në kohën e duhur ose nuk përballon presionet. Sepse ky është një anulim i dytë pasi anulimi i parë u bë në kohën e duhur.
Fakti është qe deri ditën e fundit drejtuesit e Universiteteve duhet të organizonin zgjedhje pa zgjedhës, në kundërshtim me Kushtetutën, me të drejtat studentore, në kundërshtim me të drejtat e pedagogëve, apo në kundërshtim me ligjin për Arsimin e Lartë”, sqaroi Fuga.
Sipas Akademikut, kur urdhërat të jenë të pastër, të hapen zgjedhjet dhe të fillojë një fushatë e rregullt. Me zgjedhje të dyshimta, rrënohet autoriteti”, u shpreh ai.
Më tej akademiku Fuga i ndalur te situata e pandemisë tha se në momente krizash presioni është i dukshëm.
“Ka pasur edhe raste shumë më të rënda pandemish. Dhe po të shohim kurbën e zhvillimit nuk është ndikuar ecuria civilizuese apo modeli i civilizimit që ka njeriu. Duhet që të gjithë shtetarët të nxirrnin mësime për të mos u bërë diktator, por kjo nuk ka ndodhur, janë krijuar diktatorë”, u shpreh Fuga.
Masat sipas tij që u vendosën në Kodin Penal si të përhershme, kufizojnë lirinë: “Kodi Penal e bën njeriun e sëmurë me faj, ai dënohet nëse ia transmeton të tjerëve. Duhen masa mbrojtëse si Norvegjia, Suedia. Uroj që me kalimin e kohës politikanët të qartësohen që pas 20 vitesh të mos përdoren nga politikanë të tjerë”, u shpreh ai./abcnews.al.