Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ftesa e Trump për Ramën/ Nura: Lajm pozitiv, investimi më i madh është ai gjeopolitik. Të mos hidhet më baltë!

schedule13:22 - 19 Janar, 2026

schedule 13:22 - 19 Janar, 2026

Në një intervistë në “Newsline” në ABC News, analisti Artur Nura u shpreh se ftesa për Bordin e Paqes është një vlerësim i madh.

Po ashtu theksoi se Shqipëria është një vend me demokraci në zhvillim dhe është në rrugën e duhur, gjë që sipas tij e demonstrojnë edhe aleancat.

Nura shtoi se Shqipëria ka treguar se është në anën e duhur të historisë dhe se letra e Trump është një dokument historik që tregon edhe marrëdhënieve e veçantë të Shqipërisë me Shtëpinë e Bardhë.



“Është lajm i mirë , një ftesë e tillë e drejtpërdrejt është një lajm i madh dhe duhet ta konsiderojmë si lajm që nuk vjen drejtpërdrejt për kryeministrin por për Shqipërinë e tërë. Futja e Shqipërisë në listën e shteteve të zhvilluara është lajm pozitiv. Balta është hedhur gjithmonë po nga vetë shqiptarët dhe dua të bëj apel që të mos ndodhë më kjo, por të vlerësohen edhe sukseset. Përderisa sa nuk ka alternativë më të mirë në vazhdojmë rrugën”, tha ai.

Gjithashtu Nura theksoi se kjo ftesë për Shqipërisë do të thotë një pjesëmarrje politike.

“Investimi më i madh është investimi gjeopolitik, pjesëmarrja e Shqipërisë për të dhënë kontributin në një vend ku ka konflikt. Nëse do flasim për OKB, ka arsye për ta konsideruar, shqetësimet globale të Perëndimit në raport me OKB, por edhe i Shtëpisë së Bardhë është i njohur dhe se në OKB ka nevojë për një reformë thelbësore për ta ridimensionuar atë. Shqipëria nuk ka drejtpërdrejt rol në një situatë të tillë por është në krah të aleatit më të madh SHBA. Kush ka probleme non-grata të mos kontaminojë edhe probleme të tjera.  Të gjithë mbështetësve të PD do u sugjeroja të shkojnë te ata që janë të ri kanë ide, dhe kanë pikëpamje për Partinë Demokratike dhe për të dhënë kontribute për Shqipërinë. Narkoshteti i Venezuelës nuk ka aspak lidhje me Shqipërinë. Pra padyshim nëse do kishte një gjë të vogël nuk do kishim një letër të drejtpërdrejtë. Është presidenti i SHBA që i dërgon letër dhe fton kryeministrin e Republikës së Shqipërisë”, nënvizoi Nura.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!