Ftesa e Ramës, opozita merr vendimin

schedule21:52 - 18 Shtator, 2019

schedule 21:52 - 18 Shtator, 2019

Pas ftesës së Ramës për takim ndër partiak për reformën zgjedhore, Lulzim Basha ka thirrur aleatët e tij, përfshirë dhe Shpëtim Idrizin të cilin Rama nuk e përfshinte në thirrjen publike.

Burimet i thanë ABC News se aleatët pas diskutimeve, kishin rënë dakord që reforma zgjedhore, edhe pse e rëndësishme, nuk mund të bëhet pa u zgjidhur më parë kriza politike në vend.

Sipas të dhënave, Basha është shprehur se nuk ulet në asnjë tryezë me Ramën për zgjedhoren, dhe nuk do të marrin pjesë as në tryezën e thirrur nga OSBE.   Propozimet konkrete të opozitës për reformën elektorale, do të përfshihen në platformën për daljen nga kriza që opozita do të publikojë ditët e ardhshme.

Opozita e konsideron krizën më të gjerë se sa problemet me Kodin Zgjedhor./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!