FSK niset drejt Shqipërisë, Rama: Miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi

schedule09:00 - 26 Nëntor, 2019

schedule 09:00 - 26 Nëntor, 2019

Forcat e Sigurisë e Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë për t’u ardhur në ndihmë qyetarëve shqiptarë të prekur nga tërmeti. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur në Shqipëri pas tërmetit që la viktima.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka siguruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën që Kosova do të jetë në mbështetje të Shqipërisë.“Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi.

Ndër tjera presidenti i vendit ka njoftuar se ka telefonuar Ramën për t’i shprehur ngushëllime për viktimat që pësuan nga tërmeti.“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti”

“Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda”- shkruan Rama.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë”– vijon kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!